April 19, 2025

Ansambli i Këngëve dhe Valleve çel sezonin e ri artistik

Me koncertin “Trëndafilin kur ta dhashë”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve hapi sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Programi përfshinte këngë dhe valle tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme

Muzeu Arkeologjik i Korçës në proces restaurimi

Muzeu Arkeologjik i Korçës po i nënshtrohet një restaurimi të plotë dhe pritet të hapet për publikun në maj të këtij viti. Ndërtesa historike, e ndërtuar në vitin 1870, do të rikthehet në funksion me ekspozita të reja dhe hapësira të përmirësuara për vizitorët.

Karnavalet e Shkodrës të vlerësuara nga “The Guardian”

Gazeta britanike “The Guardian” e ka cilësuar Karnavalin e Shkodrës si një nga më të veçantat në Ballkan, duke e krahasuar atë me karnavalet e njohura të Venecias. Artikulli thekson trashëgiminë veneciane dhe atmosferën unike që ofron ky event.

Përkujtimi i 89-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë

Në 28 janar 2025, miq, të afërm dhe dashamirës të letrave u mblodhën për të përkujtuar 89-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Botuesi Bujar Hudhri ndau kujtime mbi vendimin e Kadaresë për t’i dhuruar Gjirokastrës shtëpinë e tij, e cila tani shërben si muze.

  • 1
  • 2