Stresi shpreh kritika për finalistët, komenton veçanërisht Sarën

Reperi i njohur Stresi ka ndarë mendimet e tij për secilin prej finalistëve të “Big Brother VIP Kosova 3”, duke ofruar kritika dhe sugjerime për secilin prej tyre. Në një deklaratë të fundit, ai filloi me Xuxin, duke thënë:
“Kritika për Xuxin është kur qartët. Është një kritikë që duhet ta bëjë, është edhe për të mirë.”
Për Drilonin, Stresi vuri në dukje se, megjithëse është një djalë i mirë, ai duhej të ishte më i ashpër në lojë:
“Për Drilonin kritika është djal i mirë, nuk jam duke e mbrojtur, ka qenë djalë i mirë këtu, duhej të ishte më i ashpër në lojë.”
Duke iu drejtuar Xhenetës, ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të tjerëve dhe kontrollit të revoltimit:
“Tani te Xheneta, kritika ime është, mendoj revoltimi yt. Gjithmonë lëre njërin të përfundojë, pastaj të filloje ti të fliste. Ndoshta kritikë edhe të kanë nervozuar njerëzit këtu edhe të kanë rënduar. Kritika ime ndaj teje është për shkak se ua ke kthyer me të njëjtën monedhë.”
Më pas, Stresi u ndal te Sara, duke sugjeruar që ajo të përpiqej të ambientoheshe më mirë me mjedisin përreth:
“Për Sarën është gjuha, nuk po them ta ndërroje gjuhën, por të ambientoheshe me këtu.”
Këto komente të Stresit kanë ngjallur diskutime mes ndjekësve të programit, të cilët po debatojnë mbi drejtësinë dhe ndikimin e këtyre kritikave në lojën e secilit finalist.