April 19, 2025
#Showbiz & VIP

Besi dhe Xhensila zyrtarisht të divorcuar: Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës

Pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë finalizuar divorcin e tyre. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, aktori Bes Kallaku është i detyruar të paguajë 1,500 euro çdo muaj për mirëqenien e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen Kallaku. Ndërkohë, kujdestaria e fëmijëve i është besuar këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Vendimi gjithashtu përcakton të drejtat e takimit të Besit me fëmijët, duke i lejuar atij t’i takojë disa herë në muaj gjatë fundjavave, si dhe të kalojë 15 ditë pushime me ta në muajin gusht dhe nga data 31 dhjetor deri më 6 janar për pushimet dimërore. Divorci është zyrtarizuar më 23 dhjetor 2024.

Në një intervistë në dhjetor 2024, Xhensila foli për herë të parë mbi arsyet e ndarjes, duke theksuar se kriza në marrëdhënien e tyre kishte nisur vitet e fundit dhe se mungesa e komunikimit ishte një faktor kyç. Ajo deklaroi:

“E bëra për fëmijët e mi. Kam Zotin dëshmitar! Po luftoja vetëm unë.”

Pavarësisht ndarjes, të dy palët kanë shprehur përkushtimin e tyre për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës për fëmijët e tyre.

Besi dhe Xhensila zyrtarisht të divorcuar: Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës

Përplasje e ashpër mes G Banit dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *